LAJMI I FUNDIT:

Ndjehet tërmet në Maqedoni

Ndjehet tërmet në Maqedoni

Maqedonia Lindore u dridh nga tërmeti me madhësi 4.7 në shkallën rihter që goditi Bullgarinë perëndimore sot pasdite.

Epiqendra e tërmetit ishte afër Blagoevgrad, ndërsa është ndjerë gjithashtu edhe në disa pjesë të Maqedonisë.

Epiqendra ishte 31 kilometra në lindje të Blagoevgrad dhe 86 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.


Tërmeti ishte me thellësi prej 5 kilometrave.

Ndërsa tërmeti është ndjerë edhe nga banorët e Strumicës.

Në rajon sot tërmet kishte Shqipëri dhe në Serbi./Telegrafi/