Kosova është në zi për shkak të vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Mëngjesin e të shtunës, ish-futbollisti dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës pësoi infarkt në zemër dhe si pasojë ndërroi jetë para se të arrinte në QKUK.


fadil1 1

Personalitete dhe organizata nga anembanë bota kanë dërguar mesazhe ngushëllime për shuarjes e një prej figurave më të mëdha të sportit në vendin tonë.

Ndërkaq, për të kujtuar dhe vlerësuar lartë veprimtarinë e Vokrrit, qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë për të ndezur qirinj dhe për ta nderuar figurën e legjendës së futbollit.

Nuk kanë munguar edhe personalitetet politike, zyrtarë të FFK-së dhe protagonistë nga bota e sportit.

fadil2

Presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur të dielën Ditë Zie nw nderim tw Fadil Vokrrit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër (10 qershor) në Kuvendin e Kosovës sipas agjendës së mëposhtme:12:00 – 13:30 Homazhe, Kuvendi i Kosovës
14:00 – 15:00 Mbledhje komemorative, Kuvendi i Kosovës
17:00 Varrimi në varrezat e qytetit në Prishtinë

/Telegrafi/

fadil3

fadil4

telegrafi sport app