Jemi zyrtarisht në sezonin e gripit, kur sheh që dikush teshtin vazhdimisht; dikush merr frymë me vështirësi; një tjetër ka temperaturë, ethe dhe lodhje; dëgjon që njerëzit ankohen për dhimbjet e muskujve dhe kockave; sheh çaj kamomili me mjaltë në çdo lokal...
Ndryshimi i temperaturave solli me vete dhe gripin sezonal, që ka pasoja serioze për njerëzit që vuajnë nga obeziteti ekstrem, sëmundjet kronike të mëlçisë, problemet e sistemit imunitar, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe jo vetëm.
Vaksinimi i përvitshëm është një ndër mënyrat më efektive për të ulur rrezikun për t’u prekur nga gripi. Përpos vaksinimit dhe barnave antivirale të rekomanduara nga mjeku, të tjera mënyra për të lehtësuar simptomat janë çajrat dhe lëngjet e frutave.
Që të mos prekeni nga gripi, bëni mirë:
– të qëndroni larg vendeve me shumë njerëz;
– të konsumoni lëngje dhe produkte me vitaminë C;
– të lani duart pasi kolliteni/tështini që të mos rrezikoni njerëzit e tjerë, në rast se jeni me grip.
Nëse jeni me grip, hani mëngjes të pasur me energji, proteina dhe karbohidrate. Mos i refuzoni perimet si selino, karota, speca, brokoli dhe kungull.
Sigurisht që nuk duhet t’ju shkojë ndërmend të merrni ushqime të konservura.
Përsa i përket çajrave, pini të preferuarin tuaj; për shembull me pak limon ose mjaltë. Mjalti lufton mikrobet dhe qetëson zonën e irrituar të fytit.
Të tjera ushqime me efekte pozitive:
1. Agrumet – përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë;
2. Frutat e stinës – si shegët;
3. Djathë, thjerrëza, vezë, arra – të pasura me zink;
4. Vera e kuqe – përmban substanca që parandalojnë shumimin e viruseve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025