Nga: Felipe Galindo
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti
Termi art modern tingëllon sikur do të thotë një art që është i famshëm në një moment, por në fakt, arti modern është një stil që e ka origjinën mbi 150 vite më parë, dhe përfshin artistë që tani kanë fituar status klasik, të tillë si Picasso, Matisse, dhe Gauguin. Ajo që është edhe më ironike është se lëvizja që atë kryesuan, e konsideruar revolucionare dhe, me raste, edhe skandaloze për kohën, është frymëzuar gjerësisht nga një objekt me dizajne tradicionale dhe antike.
Por, të kthehemi tek Rilindja: lëvizjet parësore evropiane të artit theksonin përfaqësimin tradicional dhe ishin besnike ndaj formave klasike. Por, kjo filloi të ndryshonte në fund të shekullit të XIX-të, duke qenë se artistët si Van Gogh dhe Cezanne i shtrinë më tej kufijtë e pikturës. Shpejt u ngrit një lëvizje që kërkoi të krijonte një stil tërësisht të ri arti dhe një mënyrë për ta bërë këtë ishte që ata të shikonin përtej civilizimit perëndimor.
Për shembull, Paul Gauguin u zhvendos në ishullin e Tahitit në vitet 1890. Aty ai gjeti frymëzimin e tij tek banorët, tel peizazhi dhe kultura e ishullit, për të krijuar vepra arti që ndërthurnin tematikat evropiane me dijet polineziane.
Të tjerët panë kulturat e botës islamike, por frymëzimi me më shumë ndikim do të ishte Afrika e Nën-Saharasë.
Me shtrirjen më të madhe të perandorive evropiane në kontinentin afrikan, artefaktet dhe veprat e saj të artit gjetën rrugën e tyre deri në duart e muzeve dhe të koleksionuesve.
Një koleksionues i tillë ishte Henri Matisse, i cili i tregoi mikut të tij Picasso, një maskë që ai e kishte blerë dhe që ishte bërë nga fisi Dan në brigjet e Bregut të Fildishtë. Maska zgjoi kuriozitetin e Picasso-s, duke e bërë atë që të vizitonte Muzeun Etnografik Trocadero në Paris në vitin 1907. E themeluar për të strehuar brenda vetes përvetësimet nga pushtimet koloniale, muzeu mburrej me një koleksion të artit afrikan, me figura të stilizuara dhe me maska druri dhe të dekoruara me ngjyra dhe materiale të thjeshta. Vizita do të ishte një zbulim për Picasso-n, i cili deklaroi se maskat afrikane ishin ato për të cilat ishte e gjithë piktura.
Në këtë kohë, Picasso kishte qenë duke punuar mbi një pikturë me pesë gra nudo në një stil që më vonë do të bëhej i njohur si “Kubizëm”.
Dhe ndërsa tri nga këto zonjat kanë tipare të fytyrës, të gjetura në artin e lashtë iberian, nga trashëgimia spanjolle të Picasso-s, fytyrat e dy zonjave të tjera në të djathtë të pikturës i ngjajnë ngushtësisht atyre të maskave afrikane. E krijuar në vitin 1907, pas qindra skicave dhe studimeve, “Les Demoiselles D’Avignon” konsiderohet kryevepra e parë e vërtetë e shekullit të XX-të, duke u ndarë nga shumë prej nocioneve të mëparshme të mbajtura të artit. Ajo ishte në të njëjtën kohë agresive dhe abstrakte, e shformuar e megjithatë primitive në gjeometrinë e saj bruto, një gjuhë e re artistike me forma, ngjyra dhe kuptime të reja. Dhe, këto cilësi avangarde shkaktuan një sensacion kur piktura u ekspozua për herë të parë thuajse 10 vite më vonë. Publiku u shokua. Kritikët e shpallën si imorale; madje, edhe vetë miqtë e Picasso-s ishin po ashtu të befasuar, të ofenduar, dhe të mesmerizuar nga guximi i tij.
Më vonë, shumë artistë do të ndiqnin hapat e Picasso-s. Constantin Brancusi dhe Amadeo Modigliani në Paris, si edhe ekspresionistët gjermanë, të gjithë vizatuan estetikën e skulpturave afrikane në punën e tyre.
Të tjerë panë një kontinent tjetër për frymëzim. Skulptori britanik Henry Moore i bazoi shumë prej skulpturave të tij prej bronzi gjys,,[ abstrakte në një replikë të “Chac-mool” (term i përdorur për t’iu referuar një forme të veçantë të skulpturës meso-amerikane para-kolumbiane), një statujë e veçantë e shtrirë nga kultura Toltec-Maya.
Arti para-kolumbian ishte gjithashtu një ndikim edhe për Josef Albers. Ai krijoi një seri kompozimesh, si seria gjeometrike “Homazh për katrorin”, që ishin frymëzuar nga piramidat dhe arti vendas që ai ndeshi gjatë vizitave të tij të shpeshta në Meksikë.
Frymëzimi nga kulturat antike nxiti një nga lëvizjet më revolucionare në historinë e artit, por ai ishin këta artistë duke luajtur rolin e eksploruesve, apo atë të pushtuesve, duke përvetësuar ide dhe duke përfituar nga kultura që ata i konsideronin primitive?
Pyetje si kjo meritojnë shqyrtim, duke qenë se, artistët vazhdojnë të ripërcaktojnë standardet e artbërjes. Ndoshta, jo shumë larg nga tani, novacionet e guximshme të artit modern, do të duken si ortodoksi bajate, gati për t’u përmbysur nga një grup i ri pionierësh radikalë, të cilët do të frymëzohen nga burime të tjera të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme