Një numër i konsiderueshëm i shtetasve turq me pasaportë diplomatike kanë kërkuar azil në Zvicër. Në mesin e tyre është edhe ish njeriu numër dy në Ambasadën e Turqisë në Bernë, Volkan Karagöz, shkruajnë gazetat “Tages Anzeiger” dhe “Berner Zeitung”.
Si diplomat karriere me përvojë, ai gjatë vitit të kaluar ka mbajtur për një kohë edhe postin e ushtruesit të detyrës së ambasadorit të Turqisë në Zvicër.
Pas dështimit të puçit ushtarak ai në një konferencë shtypi ishte paraqitur duke kërcënuar “terroristët” me ndjekje penale ndërkohë që në artikuj gazetareskë lavdëronte Turqinë si shtet shembullor të së drejtës.
Por, muajin e kaluar emri i tij u paraqit në një listë të zyrtarëve që do të pushoheshin nga puna në institucione shtetërore, si të dyshuar për gjoja lidhje me Fethullah Gülenin, transmeton albinfo.ch.
Siç dihet, presidenti turk, Erdogan e akuzon Gülenin dhe ithtarët e tij se qëndrojnë mbrapa grushtit të shtetit.
Kështu, Karagöz u bë “gülenist”, i cili në atdhe kërcënohet me burg.
Ai gjatë muajit shkurt është urdhëruar të kthehet në Ankara por e ka kundërshtuar urdhrin. Karagöz me familjen ka kërkuar azil në Zvicër.
Ndërkaq, rasti Karagöz nuk është i vetëm. Këshilli Federal në seancën e pyetjeve të mbajtur të hënën në Parlament ka vërtetuar se “bartës të veçantë të pasaportës diplomatike turke” kanë kërkuar azil në Zvicër. Por, qeveria nuk ka dhënë detaje pasi që bëhet fjalë për raste të izoluara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame