Ndeshjet gjysmëfinale në turneun IEM Cologne CS:GO

Tashmë kanë mbetur vetëm katër ekipe në turneun IEM Cologne, të cilat janë në garë për çmimin e vendit të parë prej 400.000 dollarësh.
Dy ekipet më të mira në botë Na’Vi dhe FaZe do të përballen me dy ekipet tjera Astralis dhe Movistar Riders në ndeshjet e gjysmëfinales sot (e shtunë).
Na’Vi do të luaj ndaj ekipit Astralis, në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 15:30, ndërsa nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja FaZe ndaj Movistar Riders.
Dy ekipet fituese do të luajnë në finalen e madhe ditën e diel, në formatin ‘Bo5’, duke filluar nga ora 16:00.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































