Dita e dytë e fazës së grupeve do të zhvillohet nesër (e premte) në turneun IEM Cologne, ku na presin ndeshje shumë interesante.

Pas ndeshjeve fantastike në ditën e parë të fazës së grupeve në turneun IEM Cologne, tani na presin ndeshje edhe më interesante në ditën e dytë.

Na’Vi do të përballet me ekipin NIP duke filluar nga ora 16:00 në formatin ‘Bo3’, ndërsa në ‘Lower Bracket’, do të zhvillohet super ndeshja ndërmjet G2 dhe ENCE.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe dy ndeshje të raundit të parë, FaZe ndaj 00Nation dhe FURIA ndaj Astralis.


Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve për ditën e dytë të IEM Cologne CS:GO: 12:30 FaZe – 00Nation 12:30 FURIA – Astralis 16:00 NIP – Na’Vi 16:00 Heroic – MOUZ 19:30 Movistar Riders – Vitality 19:30 G2 – ENCE

/Telegrafi/

telegrafi sport app