Ndeshjet e ditës së parë të Majorit të CS:GO në Paris
Nesër (e hënë) do të nis gara në Majorin e fundit të CS:GO – BLAST Paris Major.
Faza ‘Challengers Stage’ po fillon në Majorin e CS:GO në Paris, ku 16 skuadra do të garojnë për të kaluar tutje në fazën tjetër.
Tetë skuadrat më të mira nga kjo fazë do t’ju bashkohen tetë skuadrave tjera në fazën ‘Legends Stage’.
Në fazën 'Legends Stage' bëjnë pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.
Ndeshjet do të zhvillohen nga ora 11:30 në formatin ‘Bo1’ dhe do të transmetohen në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch.
Më poshtë i gjeni të gjitha ndeshjet e ditës së parë në turneun BLAST Paris Major: 11:30 Monte – FaZe 11:30 paiN – Fluxo 13:00 G2 – TheMongolZ 13:00 GamerLegion – Complexity 14:30 forZe – GrayHound 14:30 Apeks – Liquid 16:00 NIP – MOUZ 16:00 OG – ENCE
/Telegrafi/




























