Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar nisi dje me dy takime mjaftë interesante.

Gjilani mposhti kampionin në fuqi Trepçën ’89 ndërsa Feronikeli vazhdoi me barazime 0-0 me Lirinë.


Ndërkohë ditën e sotme (e diel), na presin katër ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës.

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Podujevës ku do të përballen Llapi dhe Drita.

Llapjanët janë të tretët në tabelë me 45 pikë të tubuara tetë më pak se lideri Drita.

17626423 10155103640987243 9171876629395324345 n

Vendasit synojnë të marrin një fitore ndaj Dritës dhe të futën në garë për pozitën e parë pasi matematika ende i lejon të ëndërrojnë titullin.

Ndërkohë ndjekësi më serioz i Dritës, Prishtina do të luaj në udhëtim te Vllaznia e Pozhoranit.

Vendasit ende nuk janë dorëzuar sa i përket mbijetesës dhe synojnë t’i shkaktojnë probleme kryeqytetasve.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku do të luajnë dy skuadrat kuq e zi Flamurtari dhe Vëllaznimi.

Ndërkohë ndeshja e fundit në këtë xhiro dot ë zhvillohet në qytetin e Pejës, ku Besa do ta presë Drenicën. /Telegrafi/