Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur me super derbin mes Ballkanit dhe Gjilanit, ku vendasit triumfuan 2-1.

Ndërkohë ditën e sotme janë në program të zhvillohen edhe katër duele të tjera në elitën e futbollit kosovar.


Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar padyshim që do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet derbi mes Dritës dhe Llapit.

71515409 10157475118787243 6837417833052241920 o

Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve për të mbetur sa më afër vendit të parë që mbahet nga Ballkani.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të luaj në kryeqytet si mysafir i Flamurtarit.

Në kryeqytetin kosovar Prishtinë, sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ku në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.

Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Skenderaj, ku luhet derbi rajonal mes Drenicës dhe Vushtrrisë. /Telegrafi/ Ipko Superliga e Kosovës: E shtunë:

13:00 Drita – Llapi
13:00 Flamurtari – Feronikeli
13:00 Drenica – Vushtrria
14:00 Prishtina – Trepça ‘89

telegrafi sport app