Ndeshja mes Kosovës dhe Iranit nuk do të zhvillohet

Ndeshja mes Kosovës dhe Iranit e paraparë të zhvillohet të dielën në Stamboll është anuluar.
Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar disa lojtarë të Kosovës që janë në grumbullim në Zvicër.
“Menaxheri Bajram Shala sapo na njoftoi që ndeshja nuk do të zhvillohet”, ka thënë njëri nga lojtarët e tubuar te Kosova në kushte anonimiteti.
Kosova e ka luajtur të martën ndaj Shqipërisë ku shënoi fitore me rezultat 3-0.
Tashmë pritet që lojtarë të kryejnë edhe disa seanca stërvitore me trajneri Bernard Challandes.
Lojtrët mbeten të tubuar në Zvicër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































