LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Kosovë-Izrael mund të luhet pa shikues, shkak siguria

Ndeshja Kosovë-Izrael mund të luhet pa shikues, shkak siguria

Ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e vlefshme për Grupin I, mund të zhvillohet pa shikues për shkak të sigurisë.

Kosova është nikoqire e Izraelit në ndeshjen e shtyrë të Grupit I, me takimin që pritet të zhvillohet me 12 nëntor në Prishtinë.

Megjithatë, ndeshja e paraparë të luhet në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 mund të has në probleme dhe mos të zhvillohet si çdo ndeshje tjetër.


FIFA cakton datën e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit
Lexo po ashtu FIFA cakton datën e ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit

Telegrafi mëson se gjasat janë të mëdha që kjo ndeshje të zhvillohet pa shikues për shkaqe të sigurisë.

Burimet thonë se sot (e martë) do të mbahet një takim në mes të institucioneve të sigurisë dhe FFK-së ku do të merret vendimi përfundimtar.

Biletat nuk kanë dalë ende në shitje për këtë ndeshje dhe do të vendoset edhe për këtë gjatë ditës, pasi të ketë përfunduar takimi.

Zhvillimi i ndeshjes pa shikues mund të vjen për shkak të konfliktit tash e disa javë të Izraelit me Palestinë.

Ky ishte shkaku edhe i shtyrjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ishte e paraparë të zhvillohet më 15 tetor.

Takimi i parë i zhvilluar në Tel Aviv përfundoi me barazim 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori