Ndeshja e ekipit shqiptar kundër ekipit MIBR, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, tashmë është duke u zhvilluar në mapin e dytë, ku për momentin ekipi brazilian është në avantazh 1:0 me mapa.

Më shumë se 250 mijë shikues nga e mbarë bota po e shohin ndeshjen e ekipit shqiptar në kanalet e platformës Twitch.


pglviewers3 scaled

Për momentin është duke u zhvilluar mapi i dytë ‘Ancient’, ku të dyja ekipet po luftojnë për një vend për në ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major, e cila do të mbahet në prezencë të audiencës së drejtpërdrejtë në sallën e sporteve, Antwerps Sportpaleis.

gaulesviewers3 scaled

Në rast të fitores në mapin e dytë nga ekipi shqiptar, ndeshja do të shkoj në mapin e tretë vendimtar "Vertigo", ku fituesi vazhdon në 'Legends Stage', ndërsa ekipi humbës eliminohet nga turneu Major, transmeton Telegrafi.

xhociviewers3 scaled

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit shqiptar Xhoci, me komentim në shqip. /Telegrafi/

telegrafi sport app