Ndeshja Brentford-Wolves ndërpritet shkaku i një droni

Ndeshja e javës së 23-të në Ligën Premier mes Brentford dhe Wolverhampton Wanderers është ndërprerë përkohësisht shkaku i një droni fluturues.
Brenford është nikoqir i Wolves në ndeshjen e javës së 23-të e cila filloi nga ora 16:00 në stadiumin “Brentford Community Stadium”.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar në rregull me këtë takim.
Ky takim u ndërpre përkohësisht nga gjyqtari në minutën e 35-të derisa rezultati ishte baras 0-0.
Ndërprerja erdhi shkaku i një ‘droni të bezdisshëm’ që lëvizte gjatë gjithë kohës mbi stadium.
Gjatë minutave të ardhshëm pritet vendimi i gjyqtarit për të vazhduar ose jo ndeshjen. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































