Ndërtimet pa leje që nuk i kap ligji i legalizimit, do të rrënohen

Rrënimi i plotë të objektit parashikohet të zgjasë disa ditë. Në kumtesën e Komunës bëhet e ditur se me rastin, përveç Drejtorive përgjegjëse në Komunën e Prishtinës, po merret edhe Prokuroria e shtetit.
“Komuna e Prishtinës është e angazhuar që ta zbatojë ligjin deri në fund, andaj kërkojmë nga të gjithë ndërtuesit që të mos e bëjnë as edhe një milimetër ndërtim pa leje paraprake, si dhe të mos i tejkalojnë lejet e ndërtimit. Për inspektorët tanë, nuk ka rëndësi se sa e lartë është ndërtesa, apo kush është pronari i saj, por kanë rëndësi lëndët dhe dokumentacioni. Çdo ndërtim pa leje, që nuk e kap ligji i legalizimit, do të rrënohet”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/03/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































