LAJMI I FUNDIT:

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet në të kuqe

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet në të kuqe

Me rastin e festave të nëntorit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kuqe.

Gjatë ditës, për nder të 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, janë organizuar një sërë ngjarjesh kulturore ,si dhe janë bërë vizita në Prekazin legjendar të Adem Jasharit.

Ndërkaq, Filarmonia e Kosovës mban “Koncertin me klasikët shqiptar”, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.


Më 28 Nëntor, Shqipëria shënon 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e kanë uruar edhe liderët e tjerë politikë në Kosovë.

Në Kosovë, 28 Nëntori nuk është festë shtetërore, por, Qeveria e Kosovës me vendim të posaçëm çdo vit e shpall këtë ditë si ditë pushimi.

Gjatë kësaj dite, qytetet në mbarë Kosovën stolisen me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe institucionet organizojnë ngjarje të ndryshme për të shënuar këtë festë./Telegrafi/