LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë punonjësi i komunës së Ferizajt, ishte i infektuar me coronavirus

Ndërron jetë punonjësi i komunës së Ferizajt, ishte i infektuar me coronavirus

Ka ndërruar jetë punonjësi shumëvjeçar i shërbimeve sociale në Komunën e Ferizajt, Mërgim Sojeva i cili ditë më parë ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Zëdhënësi i Komunë së Ferizajt, Albion Sherifi ka thënë për Telegrafin se Sojeva ishte konfirmuar me COVID-19, rreth tri apo katër ditë më parë.

“Kolegu ynë ka qenë i konfirmuar me COVID-19, tri apo katër ditë më parë, kurse sot kemi marrë lajmin që ai ka ndërruar jetë”, tha Sherifi.


Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Më pikëlloi pa masë, lajmi për ndarjen nga jeta të punonjësit të dalluar të shërbimit social, udhëheqësit të skemës sociale në Qendrën për Punë Sociale, Mërgim Sojeva. I trishtueshëm ky lajm, që pllakosi mërzi në mesin e familjes, të njohurve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit. Mërgim Sojevën do ta mbajmë mend gjithmonë si shpresën e më nevojtarëve, punëtorin shembull e prindin e përkushtuar. U prehtë në paqe e dritë pastë shpirti i tij. Ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit”, tha Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori