Ndërron jetë në moshën 24 vjeçare notari shqiptar, Klavio Meca

Notari nga Shqipëria, Klavio Meca, ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare. Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përmes një njoftimi.
“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjeç. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe...”.
“Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03".
"Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive”.
“KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh...!”, thuhet në komunikatën e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. /Telegrafi/














































