Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare kompozitori Burt Bacharach.

Bacharach vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Angeles, tha të enjten zëdhënësja e tij, Tina Brausam.


Fituesi i ‘Oscar’-it ishte i njohur për këngë të tilla ti “Walk on By”, “Do You Know the Way to San Jose” dhe shumë të tjera.

Screenshot 7 19 Burt Bacharach ka vdekur në moshën 94-vjeçare (Foto: Getty Images)

Burt triumfoi në forma të shumta arti.

Ai ishte një fitues i shumëfishtë i ‘Grammy’, një kompozitor fitues i çmimeve në ‘Broadway’ për “Promises, Promises” dhe një fitues i ‘Oscar’.

I njëjti mori dy çmime ’Oscar’ në vitin 1970, për këngën "Butch Cassidy and the Sundance Kid" dhe për këngën "Raindrops Keep Fallin' on My Head".

Screenshot 8 9 Burt Bacharach ka vdekur në moshën 94-vjeçare (Foto: Getty Images)

Në vitin 1982, ai dhe gruaja e tij e atëhershme, tekstshkruesja Carole Bayer Sager, fituan ‘Oscar’ për "Best That You Can Do".

Kolona të tjera zanore të filmit të tij përfshinin "What's New, Pussycat?", "Alfie" dhe "Casino Royale".

Screenshot 9 9 Burt Bacharach ka vdekur në moshën 94-vjeçare (Foto: Getty Images)

Kompozitori shkroi këngë për shumë muzikantë, duke përfshirë Dionne Warwick, Aretha Franklin, Dusty Springfield, Tom Jones dhe Elvis Presley. /Telegrafi/