LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Dietrich Mateschitz, bashkëthemeluesi i kompanisë Red Bull

Ndërron jetë Dietrich Mateschitz, bashkëthemeluesi i kompanisë Red Bull

Biznesmeni austriak, i cili themeloi kompaninë e pijeve energjetike Red Bull, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjecare.

Dietrich Mateschitz që zotëronte 49 për qind të biznesit, ka lënë pas gruan Marion Feichtner dhe djalin Mark Gerhardter.

Mateschitz më 1972 është diplomuar në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës, në drejtimin e Marketingut.


Ai punoi për Unilever përpara se të transferohej në Blendax, një kompani gjermane kozmetike në pronësi të Procter & Gamble.

Derisa udhëtonte jashtë vendit për në punë, Mateschitz zbuloi Krating Daengun, pijen e zhvilluar nga Chaleo Yoovidhya, e cila më vonë u bë Red Bull.

Miliarderi Mateschitz kishte blerë klubet e futbollit SV Austria Salzburg dhe MetroStars, duke i riemërtuar në Red Bull Salzburg dhe New York Red Bulls.

Po ashtu, ai ka themeluar ekipin e futbollit RB Leipzig më 2009 dhe është gjithashtu pronar i klubit gjerman të hokejit në akull EHC Munchen, duke ndryshuar emrin e tij në Red Bull München. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori