Nga: Ali Podrimja (shkrim i publikuar më 2001 në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”)
1.
Mario Vargas Losa thotë se me përcaktimin për ndërrime fillon dhe qytetërimi i vërtetë. Ndërkaq, Adem Demaçi apelonte në ruajtjen e paqes, që ishte dhe pajtim kombëtar. Hasmëritë na sollën shpesh buzë varrit. Motoja e tij: jo atyre që rudhin gishtin, por atyre që zgjasin dorën e pajtimit ishte dhe sinjal ndaj të keqes që kanosej. Ndërrimet vështirë të ndodhnin pa ndërrimin e mentalitetit: bën shqiptaria pa mua? Apo: bën të jem vrima e fundit e kavallit? Ato që ndodhin në hapësirën tonë më shumë janë të dhembshme, tragjike.
2.
Para teje vështirë ngritet mjegulla. Pakëz gjë sheh atje se çfarë ka ndodhur. Prapë merr të lexosh Tunelin e Sabatos. Dikush ta kujton se e keqja nuk mundet me të keqen. Por lirohu nëse mundesh nga mentaliteti. Kjo përshtypje lexohet apo dëgjohet për ndonjë kronikë tonën të zezë. Mu më tmerron ajo që e shoh e nuk është plagë. Vazhdoj të bindem se gjendem diku në tunel dhe varet nga unë kur do ta lë.
3.
Përpara ke një mostro të së keqes. E lexon: nuk bën të përsëritet. U lë mesazhin brezave. Autobiografia e krijuesit është dhe autobiografi e popullit. Këtë e heton vazhdimisht se nuk je më vetëm i vetvetes.
4.
Ngritet problemi edhe i të ardhmes. Nga frika e së kaluarës vështirë të parafytyrosh të ardhmen. Libri kombëtar vazhdon të shkruhet. Problemi tjetër: kur të kryhet ky libër, e mundim të keqen? E ardhmja do të jetë ajo e ëndërruara?
5.
Vrasja e Xhemës na kujton se e zeza mund të gjejë edhe ty, apo thirrjet: koka, vota. E sheh se gjendesh në tunel. Fije drite nuk di a sheh. Ndërrimet për të cilat flet edhe Mario Vargas Losa vështirë të pranohen shkaku i sedrës. Njeriu ynë ndryshe predikon e ndryshe vepron. E sheh se edhe në atë që ke besuar, ta thotë një hipokrit. Të vjen të vjellësh e të pajtohesh se mentaliteti ynë është i tillë, vështirë të ndodhin ndërrimet. Ndoshta këtë do e kuptojmë se vrasjet janë një tjetër robërim: dyshimi.
6.
Misteri i vrasjes së Mehmet Shehut: i vetëvrarë apo i vrarë mbetet çështje e ndërgjegjes së shtetit ideologjik. Në librat e të birit, Bashkim Shehut, vështirë t’i bihet në gjurmë. Turpin ua la atyre që e bënë krimin. Dhe tragjedinë familjare e depersonalizoi: diktatura nuk rrënoi vetëm majat e veta. Ishte një farë asgjasimi i vetvetes, i cili na përsëritet shpesh se ne vetë kontribuojmë në të keqen. Pse të vritemi? Pastrimi ideologjik në veprat e Bashkim Shehut lexohet para së gjithash si dramë kombëtare, por dhe si derdhje e të keqes për ndërrim: por bën shqiptaria pa mua?
7.
Faik Konicën e çmuan më shumë të huajt. Shteti ideologjik e kishte përzënë të themi nga të gjitha trojet tona mbasi vështirë pranonte “enciklopedinë që ecën” (Gyom). Frikësohej se guximi i tij qytetar mos bëhej lektyrë e të menduarit tonë. Duke parë se ku rrëshqasim, pajtohem edhe me sjelljet e fjalorin e tij megjtihëse nuk e kishte derdhur tërë vrerin e tij. I kishte lënë shqiptarët të bëjnë gjumë të rahatshëm në një kohë kur lypsej një vetëdijesim më i madh. Si duket, ne mungojmë vazhdimisht kur nuk duhet.
8.
Fjalët e mëdha janë zbraztësi. Dëgjohen edhe në letërsi, edhe në politikë, edhe në fjalorin e përditshmërisë. Është mirë të distancohet se mbjellin shpesh fatkeqësi. Kur i dëgjoj ato më kujtohet një bekri: më mirë të më ruajë Zoti se robi. Bile Zoti e di kur duhet të ik.
9.
Si mund ta priste festën pa i marrë erë rakisë. Shpesh kishte shaluar dhe qen varresh. Kishte hedhur anash reçeta e këshilla mjekësh. Kishte zënë vend në mes miqve. Gotë pas gote. Dikur u kishte kërkuar falje për çdo të keqe nëse u kishte bërë. Në një vend më solemn të sallës ishte shtrirë dhe kishte dhënë shpirt. Miqtë ia kishin vënë te oka një shishe me raki dhe një gotë. Ishte ndarë nga të gjallët, i përbuzur nga injoranca, një qejfli i pashoq i boemisë shqiptare, që nuk kishte pranuar të jetojë gjysmë i vdekur e gjysmë i gjallë …
10.
Prapë fillon ta lexosh Tunelin i bindur se gjendesh diku aty. Dëgjon ndonjë klithmë dhe nuk i përgjegjesh. Nuk pranon ta ndërpresësh leximin, se nuk ke fuqi të ndërrosh asgjë. Por ndërrimet janë të domosdoshme për një kolektiv se shpiejnë përpara. Andaj të pajtohemi me poetrokerin Peter Gabriel: Çfarëdo që bëni nuk mund e ndalni lindjen e ardhshme … /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë