Ndërmarrjet publike të Ohrit në vështirësi financiare, “Ujësjellësi” para kolapsit
Ndërmarrjet Publike në Ohër janë në gjendje të vështirë financiare, ndërsa shtrenjtimi i rrymës po i çon drejt kolapsit. Faturat e energjisë elektrike janë rritur jashtëzakonisht. Janë pesë deri në gjashtë herë më të larta se vitin e kaluar. Nga vetëqeverisja lokale thonë se plani i Qeverisë për kursim do të zbatohet, por gjendja e vështirë financiare do të jetë problem serioz dhe do të vë në pikëpyetje funksionimin normal. Kryetari i Komunës së Ohrit Kirill Pecakov shprehet se këto ndërmarrje i gjeti në gjendje të vështirë financiare.
“Në vetëqeverisjen lokale, veçanërisht në ndërmarrjet publike, situata është më se kaotike, një ndërmarrje siç është Ujësjellësi nuk ka aspak të ardhme të ndritur, kështu siç po shkojnë punët. Fatura e fundit e rrymës në Ndërmarrjen Ujësjellësi është 14 milionë denarë, ndërsa të ardhurat janë rreth 10,5 milionë denarë, paga për punëtorët është nga 8,5 deri në 9 milionë denarë me rritje të pagës minimale. As rroga nuk mund të paguajmë, as energjinë, kjo është rrëmujë totale”, tha Kirill Pecakov, kryetar i komunës së Ohrit.
Kërkohet një zgjidhje që ndërmarrjet publike që merren me furnizimin me ujë të pijshëm të jenë në një treg të rregulluar në mënyrë që të përballojnë presionet. Ndryshe vihet në pikëpyetje ofrimi i shërbimeve për qytetarët. Pecakov thotë se Qeveria nuk është gati për të ndihmuar në këtë aspekt.
“Vetëqeverisja lokale ka mbajtur takim me qeverinë dhe kontaktet private që kemi pasur, i lusim që të gjejmë një mënyrë që të paktën Ndërmarrjet Publike ata që merren me ujin, kryesisht që e sigurojnë ujin deri tek shtëpitë e qytetarëve tanë, të jenë në treg të rregulluar dhe me këtë të mundemi ta përballojmë gjithë këtë presion, megjithatë Qeveria nuk është gati për këtë thirrje, nuk ka si t’i sigurojë ato fonde me një treg të rregulluar dhe problemet do të vazhdojnë”, deklaroi Kirill Pecakov, kryetar i komunës së Ohrit.
Kryetari i Ohrit paralajmëroi mbajtjen e një mbledhjeje në kuvendin e Vetëqeverisjes Lokale për tejkalimin e këtyre situatave, në të kundërtën rrezikohet kolaps i plotë financiar i komunës./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze