LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët marrin OSHP-në

Ndërkombëtarët marrin OSHP-në

Dështimit të koalicioni qeverisës LDK-PDK që të kompletojnë bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, tani duket se do t`i vie një zgjidhje.

Një propozim të veçantë për mënyrën e funskionimit të këtij organi sot e shpalosi kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan Gazeta Fjala.
Kreu i kuvendit pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se janë në diskutime për angazhimin e kompanive ndërkombëtare që do të menaxhonin me OShP-në përkohësisht.

“Për bordin OShP ka thënë se është një ndër kritikat më të mëdha që i adresohen institucioneve dhe kemi diskutuar që për një kohë ky institucion të udhëhiqet nga kompani të huaja”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net.


Ai ka shkruar se kjo ka qenë ide e tij me të cilën ka diskutuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe me partneret. Ndërsa ka thënë se do bëjë zgjedhjen e anëtarëve të OShP-së për një mandat të përkohshëm. /Telegrafi/