Në muajin e parë të punës, kreu i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, pezulloi nga puna katër zyrtarë komunalë.

Express ka mësuar se këtyre zytarëve i është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ndërtim në pronë publike e banesa të uzurpuara.


Të suspenduarit janë: Halim Vrellaku - shef i Inspekcionit, Drejtoria e Inspekcionit; Shyqeri Bublaku - shef thesarit, Drejtoria e Financave; Vehbi Jashari - zyrtar, Drejtoria e Shërbimeve Publike; dhe, Mehdi Kurrumeli - shef i Sektorit të Arkivit, Drejtoria e Administratës.

Edhe dy drejtorë të Komunës kanë aktakuzë, por për ta vendimi merret në ditët në vijim.