Ndeja me femra dhe aksident me veturë: Cilët nga yjet e Arsenal, Man City dhe Tottenham thyen rregullat ndaj Covid dhe janë futur në formacion

Disa yje të Ligës Premier thjesht nuk i janë bindur udhëzimeve të qeverisë për të qëndruar brenda n shtëpitë e tyre dhe të mbajnë distancimin shoqëror gjatë pandemisë coronavirus.
Nga shëtitjet dhe stërvitjet në park publik, deri te ndejat me seks të egër.
Këto kanë qenë disa nga aktivitet e lojtarëve, ku në këtë mes futet edhe shqiptari Granit Xhaka.
Por nëse futen në një formacion këta lojtarë si do të dukej ai, pasi kemi të bëjmë me ata që thyen rregullat e distancimit.
Më poshtë e gjeni formacionin nga The Sun.
Portier - David Ospina
I pari i formacionit kishte vendosur që ta dal në një dyqan në Itali që të kryej shpenzimet.
Mbrojtës i djathtë - Serge Aurier
Mbrojtësi i Tottenhamit ndau një video duke stërvitur me disa bashkëlojtarë.
Mbrojtës - Kyle Walker
Ylli i Man Cityt organizoi një ndjejë për tri orë të tëra me një shok dhe dy prostituta.
Mbrojtësi i Arsenalit kishte dalur në shëtitje me Granit Xhaka në Southgate, Londër.
Mbrojtës i majtë - Ryan Sessegnon
Mbrojtësi i Spurs kishte dalur të stërvite me shokun e skaudrës Sissokon.
Një tjetër lojtar i Spurs në listë, Sissoko kishte dal me Aurier dhe Sessegnon në park.
Mesfushor - Granit Xhaka
Shqiptari është parë së bashku me shokun e tij Luiz në rrugë.
Mesfushor - Jack Grealish
Anglezi nuk ka treguar kujdes dhe ka bërë edhe aksident me veturë në ora katër të mëngjesit.
Anësori i Arsenalit është parë në Graham Park me 15 prill duke luajtur futboll.
Ylli i Everton u ndal me veturën e tij Mercedes-Benz n vlerë 100 mijë euro ku ishin edhe dy vajza në veturë. Ai mori dënim.
Sulmues - Alexandre Lacazette
Ylli i Arsenalit kishte dalur me Audi, duke e dërguar edhe në autolarje.
Zëvendësimet - Mason Mount & Declan Rice
Dyshja e Chelsea dhe West Ham, janë parë duke luajtur futboll në një fushë.
Trajner - Jose Mourinho
Ky i fundit është parë në park duke i stërvitur disa lojtarë.

























































