Aaron Hydel nga Shtetet e Bashkuara, u godit keq në pjesën intime, nga një pjesë e shishes së sprejit, që e ndau me gijotinë.

Pasi ndërtoi strukturën e lartë tri metra dhe vendosi në të tehun e rëndë 36 kilogramë, provoi të ndante në gjysmë edhe këtë mjet që mund të eksplodojë, transmeton Telegrafi.


Por, duket se nuk e llogariti që rikosheja, mund ta qëllonte në mënyrën më të paparashikueshme.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa shtrihet në tokë, duke mbajtur trupin nga dhimbjet që pësoi. /Telegrafi/