LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet gomonia me 500 kilogram kanabis në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Ndalohet gomonia me 500 kilogram kanabis në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Guardia di Finanza ka sekuestruar një gomone të fuqishme me një ngarkesë prej rreth 500 kg marijuanë, pasi është gjurmuar nga marina e San Cataldos.

Sipas mediave italiane, gjatë mbrëmjes së të dielës është organizuar operacioni “Themis 2018”, i njësive aeronavale italiane dhe agjencisë “Frontex”, kundër trafikut të paligjshëm në det dhe në ajër.

Ngarkesa ishte drejtuar drejt brigjeve të Salentos kur është ndjekur nga motovedetat e repartit operativ aeronaval. Ata zbuluan se nën mbulesë ishin fshehur sasi e madhe droge e ndarë me mbështjellëse.


Gomonia, e gjatë shtatë metra dhe me një motor me 200 kuaj fuqi, dhe një njësi të dytë ndihmëse, u bllokua pavarësisht kushteve të këqija të motit.

Mediat italiane flasin për arrestimin e dy skafistëve shqiptarë, 45 dhe 34 vjeç, të cilët tashmë akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Droga, kur të hynte në treg, do të kishte një vlerë prej 5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori