Ndalohen edhe tre persona në rastin e kontratës së dëmshme të Telekomit të Kosovës

Janë ndaluar edhe tre të dyshuar në rastin e kontratës së lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, në vlerë rreth 450,000.00 euro, ku muajin e kaluar janë arrestuar katër (4) persona.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në rastin e kontratës të lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe Operatorit Ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, në vlerë rreth 450,000.00 euro (katërqind e pesëdhjetë mijë euro), ku muajin e kaluar janë arrestuar katër (4) persona, ka vazhduar aksionin me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Gjatë këtij aksioni janë kryer kontrollet e shtëpive dhe lokaleve në komunën e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme dhe mallra në vlerë rreth 30,000 € (tridhjetë mijë euro), si dhe janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar.
“Personi me inicialet F.A., nga Prishtina, pronar i Operatorit Ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i dyshuari A.P., nga Peja, pronar i kompanisë “Kompex” me seli në Pejë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, nga neni 308 dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së dhe i dyshuari G.H., nga Prizreni, pronar i kompanisë “Versacop” SH.P.K, me seli në Pejë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, nga neni 308 dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës