LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, në Ferizaj

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, në Ferizaj
Foto: Ilustrime

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy persona me inicialet A.G dhe F.G në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”.

Sipas një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kjo është bërë pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe pas grumbullimit të provave të nevojshme në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

“Sipas informatave të para të Policisë, i dëmtuari kishte paraqitur rastin në polici ku dyshohet se dy personat e dyshuar pasi i kishin dhënë shumën në vlerë prej njëzet mijë (20.000) euro, të njëjtin e kanë detyruar që të nënshkruaj në një fletore detyrimin ndaj tyre në shumën prej 73.000 euro edhe pse deri më tani viktima/i dëmtuari, u kishte paguar shumën prej 60.000 euro” thuhet në njoftim.


Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori