Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re – mijëra përdorues ‘migrojnë’ në një tjetër aplikacion kinez
Ndërsa gjyqtarët e Gjykatës Supreme vendosin të ardhmen e TikTok në SHBA, një numër në rritje i përdoruesve amerikanë të rrjeteve sociale i janë përgjigjur duke kaluar në një tjetër rrjet: Xiaohongshu, një aplikacion jashtëzakonisht i popullarizuar në Kinë.
Aplikacioni, që do të thotë “Libri i Kuq i Vogël”, i njohur si RedNote, u ngjit në pozitën e parë në App Store të Apple në SHBA të martën.
I themeluar në vitin 2013, bëhet e ditur se Xiaohongshu është një nga platformat më të mëdha në Kinë me 300 milionë përdorues, sipas kompanisë kërkimore Qian Gua.
Aplikacioni është bërë veçanërisht i popullarizuar për ndarjen e këshillave mbi udhëtimet, grimin dhe modën.
Ndërsa tani ka treguar rritje në SHBA.
Shkarkimet amerikane të Xiaohongshu pothuajse u trefishuan gjatë javës së kaluar, sipas Sensor Tower.
Brenda harkut prej dy ditësh, më shumë se 700,000 përdorues të rinj i janë bashkuar Xiaohongshu.
E shumë prej përdoruesve amerikanë i janë bashkuar lëvizjes si një sfidë kundër ndalimit të TikTok.
“Qeveria jonë gabohet nëse ata mendojnë se ne do ta mbështesim këtë ndalim të TikTok”, tha një përdorues i quajtur Heather Roberts në një video-mesazh në Xiaohongshu.
“Ne thjesht po shkojmë në një aplikacion të ri kinez dhe ja ku jemi”, shtoi ai.
“Ky është shumë më i mirë se TikTok”, tha një tjetër “refugjat” i vetëshpallur në një mesazh video.
Si po ndërveprojnë përdoruesit kinezë dhe amerikanë në platformë?
“Migrimi” i papritur i përdoruesve amerikanë në Xiaohongshu ka krijuar një platformë ku përdoruesit kinezë dhe amerikanë ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
“Vetëm një mesazh për përdoruesit amerikanë që vijnë këtu: Ju lutemi mos e sillni politikën këtu. Ne duam të argëtohemi dhe duam të tregojmë respekt për njerëzit që janë tashmë këtu”, tha një përdorues.
Madje, një person shfrytëzoi mundësinë e ofruar nga fluksi i përdoruesve amerikanë për të kërkuar ndihmë me detyrat e shtëpisë në anglisht në një postim viral, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ivy Yang, analist i teknologjisë kineze dhe themelues i kompanisë Wavelet Strategy, tha se përdoruesit e rinj amerikanë kishin “krijuar papritur një nga format më organike të shkëmbimit kulturor midis SHBA-së dhe Kinës që është parë vitet e fundit”.
“Përdoruesit po gjejnë mënyra krijuese për të kapërcyer barrierat gjuhësore, për të lundruar në dallimet kulturore dhe për të bashkëjetuar në mënyra magjepsëse”, tha Yang.
Raportohet se për një periudhë të shkurtër në vitin 2021, shkëmbime të ngjashme u panë edhe në aplikacionin Clubhouse, ku përdoruesit kinezë dhe amerikanë u përfshinë në dialog të pacensuruar mbi tema të ndjeshme, përpara se censuruesit kinezë të ndërhynin për të bllokuar aplikacionin.
Si ndryshon Xiaohongshu nga TikTok?
Një nga veçoritë kryesore të aplikacionit është algoritmi i tij i përmbajtjes, i cili fokusohet në interesat e përdoruesve.
Disa përdorues thonë se kjo nxit përmbajtje më origjinale dhe redukton dominimin e ndikuesve.
Kompania që qëndron pas aplikacionit, Xingin Information Technology, u themelua nga Charlwin Mao dhe Miranda Qu dhe e ka selinë në Shangai.
Ndërkohë, TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe është përshtatur për një audiencë globale.
TikTok nuk është gjithashtu i aksesueshëm në Kinë, ku aplikacioni Douyin i shërben tregut vendas.
A po lëvizin përdoruesit e TikTok në SHBA në aplikacione të tjera përveç Xiaohongshu?
Lemon8, një aplikacion i zotëruar gjithashtu nga ByteDance, aktualisht renditet si aplikacioni i dytë më i shkarkuar në dyqanin e Apple në SHBA.
Lemon8 ka një funksion të ngjashëm të ndarjes së videos si TikTok.
Ai u zbulua për herë të parë në SHBA në 2023.
Por, është e paqartë nëse ndalimi i afërt i TikTok mund të rrezikojë gjithashtu operacionet e Lemon8 në SHBA.
Ligji i SHBA-së i miratuar nga Kongresi vitin e kaluar thotë se kërkesa e heqjes ose ndalimit në përgjithësi do të zbatohet për të gjitha aplikacionet që zotërohen ose operohen nga ByteDance, që do të thotë se megjithëse Lemon8 nuk u përmend në mënyrë eksplicite në statut, ndalimi mund të shtrihet edhe në atë platformë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë
Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re - mijëra përdorues 'migrojnë' në një tjetër aplikacion kinez
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”
Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime