LAJMI I FUNDIT:

Ndalesë për automjete të rënda në Strazhë, Mavrovë-Dibër dhe Tetovë-Kodër Dielli

Ndalesë për automjete të rënda në Strazhë, Mavrovë-Dibër dhe Tetovë-Kodër Dielli

Ndalesë të komunikacionit për automjete të rënda ka në drejtimet Mavrovë – Dibër, Gostivar – Kërçovë përmes Strazhës si dhe në rrugën Tetovë – Kodër Dielli që është ende në fuqi.

Komunikacioni i rrugëve shtetërore po zhvillohet në korsi të lagtë, në disa vende më të larta në pjesët veri-perëndimore, jug-perëndimore dhe në pjesët lindore në disa pjesë të korsive mund të ketë borë në borë në edhe pas ndërhyrjes së NP “Rrugët e Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar. Nëpër vendkalimet e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje-dalje nga shteti.


Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedimin obligator të pajisjeve dimërore në automjete, pa dallim të gjendjes së motit. Ky obligim do të zgjas deri 15 mars të vitit të ardhshëm./Telegrafi/