LAJMI I FUNDIT:

Ndalesë për 84 punëdhënës për mosrespektim të rekomandimeve për punë në kushte të valës së të nxehtit

Ndalesë për 84 punëdhënës për mosrespektim të rekomandimeve për punë në kushte të valës së të nxehtit

Inspektorët e punës nga sfera e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës sollën 84 ndalesa për punëdhënës të cilët nuk i kanë respektuar rekomandimet që të mos punohet në ambient të hapur prej orës 11 deri në orën 17:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se më 4, 5 dhe 6 gusht të këtij viti në territorin e Republikës së Maqedonisë janë kryer gjithsejt 207 mbikëqyrje inspektuese tek punëdhënës për respektim të rekomandimeve gjatë valës së të nxehtit.

Nga 83 ndalesa të cilat i shqiptuan inspektoirët shtetëror të punës gjatë mbikëqyrjeve, 67 janë në veprimtarinë ndërtimore, 13 në veprimtarinë bujqësore dhe nga dy ndalesa në veprimtarinë përpunuese dhe në veprimtarinë e minierave – nxjerrje të gurëve, njofton AIM.


“Punëdhënësve në formë me shkrim u jepen rekomandime me theksim se duhet t’u për,bahen atyre, sepse në të kundërtën do të sanksionohen”, kumtoi MPPS, njofton AIM.

“Duke pasur parasysh atë që territori i Republikës së Maqedonisë edhe sot ndodhet në fazën e portokalltë, punëdhënësit janë të obliguar edhe më tutje t’i respektojnë rekomandiemt e dhëna dhe të kudjesen për sigurinë e të punësuarve në kushte të valës së të nxehtit”, thekson MPPS në kutmesë. /Telegrafi/