LAJMI I FUNDIT:

Ndajnë bukën e gojës për futboll

Ndajnë bukën e gojës për futboll

Futbolli kosovar po ia del të mbijetojë falë njerëzve të vullnetit të mirë. Donatorët e ndajnë bukën e gojës për t’i mbajtur gjallë klubet. Pa kokërr përfitimi, për qindra mijëra apo miliona eurot që i shpenzojnë, ata e lënë veten keq duke vazhduar të harxhojnë pa dhimbsur për futbollin. Ata vazhdon t’i mbajë shpresa që nuk vdes kurrë – një ditë do të bëhet më mirë!

I përmendim rrallë, por pa ta futbolli kosovar s’do të kishte të gjallë. Donatorët janë shpirti i futbollit të këtushëm. Më meritorët që klubet ia dalin të mbijetojnë, shkruan Zëri.

Edhe pse pa kurrfarë kompensimi, krerët e klubeve shpenzojnë shuma marramendëse parash, në një kohë krize të thellë në Kosovë, duke e ndarë edhe kafshatën e bukës dhe duke i lënë keq edhe familjet e tyre, vetëm për t’ua siguruar rrogat dhe kushtet në përgjithësi atyre që janë pjesë e klubit.

Një pjesë e donatorëve janë dorëzuar, duke hequr dorë kohë më parë, duke e pasur parasysh se s’kishin kurrfarë leverdie të mbanin klube, ndërsa ata që kanë mbetur po mbahen disi, duke shpresuar që me pranimin e futbollit kosovar në UEFA e FIFA sadopak do të kenë lehtësime dhe do t’u shpaguhet mundi dhe djersa. Momentalisht, paratë i nxjerrin nga xhepat vetëm pse e duan këtë sport.


“Vetëm dëshira dhe vullneti i mirë i disa njerëzve bën që të mbahen klubet gjallë. Është gjëja më e vështirë në jetë që mund ta bësh. Duhet ta ndash kafshatën e gojës për ta mbajtur klubin. Ndërkohë, nga shteti ke zero shpërblime, edhe pse shpenzimet janë marramendëse. Nuk ka ligj mbi sportin, mbi sponsorizimin, të cilët do t’i lehtësonin sadopak donatorët”, thotë për “Zërin” nënkryetari i FC Prishtina, Afrim Muçiqi.

“Momentalisht nuk kemi asnjë shpresë që këto shpenzime sadopak të na kthehen. Por, ndoshta pas pranimit, do të ndryshojnë gjërat. Federata e lodhët i ndan 3000 euro për fituesin, plus një kupë që kushton 15-20 euro”, vijoi ai. Kryesia aktuale e mban këtë klub qe mbi 10 vjet.

Zeka: Investime joprofitabile

Abedin Zeka e ka marrë në dorë Trepçën ’89 që nga viti 1999, menjëherë pas luftës. Ai e pranon se nuk është aspak e lehtë të mbahet një klub në Kosovë, kur kihet parasysh se është një shpenzim joprofitabil.

“Vullneti i mirë dhe sakrifica kanë bërë që ta mbajmë klubin tonë. Është një fjalë e urtë: Kompiri kur të mbetet në dorë, duhet të shikosh çka të bësh me të. Këto investime tonat nuk janë aspak profitabile, nuk kemi aspak përkrahje, kur kihet parasysh se sa shpenzojmë. Ne i lëmë familjet keq, vetëm për të dhënë para për 89-shin. I shpenzojmë rreth 200 mijë euro në vit dhe në fund nuk kemi kurrfarë kompensimi”, thekson kryetari i 89-shit.

Batatina: Mëkat, s’ka lehtësime për donatorët

Tahir Batatina, së bashku me Nexhat Dumnicën, dy biznesmenë nga Podujeva, po e mbajnë gjallë në vitet e fundit klubin e futbollit Llapi.

I pari madje është edhe trajner i kësaj skuadre, me të cilën po arrin suksese të njëpasnjëshme. Mirëpo, ai shprehet i brengosur, pasi insiston se donatorët nuk vlerësohen në Kosovë.

“Llapin e financojmë bashkërisht dy njerëz, unë së bashku me Nexhat Dumnicën. Dua ta them me plotkuptimin e fjalës së pasioni, dashuria për futbollin dhe trevën e Llapit, që ka sjellë talente më herët, por edhe tash po zbulohen çdo ditë, na ka shtyrë që kjo trevë të mos shuhet, por të avancohet futbolli dhe të organizohemi dhe të ngrihemi në nivelin më të lartë si skuadër”, thotë ai për gazetën.

“Në Kosovë është mjerim sepse vetëm donatorët, ata që financojnë në klube, dëmtohen. E të tjerët vetëm fitojnë, sepse të gjitha i paguajnë donatorët , edhe mbarëvajtjen e garave edhe pagesat e arbitrave dhe të gjitha shpenzimet që i cakton Federata, ndërkohë nuk ju bëhet asnjë lehtësim donatorëve. Kjo ndodh vetëm në vendin tonë”, shprehet trajneri i Llapit.

“Të gjithë fitojnë sadopak mjete, si Federata, gjyqtarët, delegati, lojtarët dhe stafi i klubit, por donatorët vetëm japin dhe askush nuk ju ndihmon sadopak që t’i përballojnë shpenzimet. Donatorët nuk vlerësohen ende sa duhet. Ata që financojnë kanë të drejt të flasin, e jo vetëm ata që përfitojnë”, vijoi Batatina.

“Të gjithë e dinë se unë jam donator, por edhe trajner në skuadër. Këtë e bëj sepse e dua skuadrën e vendit tim, edhe pse pas përfundimit të sezonit vjeshtor mu kanë vërsulur shumë skuadra edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri, por nuk kam dashur që ta lë skuadrën e Llapit, pasi dihet se ku ishte dhe ku erdhi kjo skuadër. Shpresoj të vjen një ditë e mirë për donatorët e klubeve, sepse ata meritojnë një tretman të mirë, pasi falë tyre sot mbetet gjallë futbolli”, nënvizoi ai.

“Presim që ky vit të jetë vit i historisë së futbollit kosovar dhe të pranohemi në FIFA dhe UEFA. Për momentin, e them sinqerisht se, duke parë rini të shëndoshë dhe këta talentë, vetëm ajo ka vlerë. Sa u përket gjërave tjera jo, sepse shumë financues janë shuar dhe askush nuk iu doli në përkrahje. Këtë duhet ta bëjë shteti”, përfundoi Batatina.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori