LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet për dramë shqipe “Katarina Josipi”

Ndahen çmimet për dramë shqipe “Katarina Josipi”
Ilustrim

Osman Goranci fitoi çmimin e parë me dramën “Gratë dhe Napoloni” në konkurrencën e dramës shqipe “Katarina Jospi”, ndërkaq Ibush Arifi fitoi vendin e dytë në konkursin e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për dramën “Lufta e gruas”.

Këto dy çmime për të dy laureatët i ndau sot ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. Vendimet për çmime ministrja Dumoshi i ndau në bazë të vlerësimeve të jurisë profesionale në përbërje të profesor Ekrem Kryeziut – kryesues, Getoarbë Mullqit, Vlorë Nikçin, Ardian Morinës dhe Jehona Shytit – anëtarë.

Ministrja tha se do ta përkrah dramën shqipe dhe inskenimin e saj.


“Do të punojmë dhe do të angazhohemi që drama shqipe të jetë e pranishme dhe të vihet në skenë ashtu që të promovohen vlerat e mirëfillta”, tha ajo mes tjerash. “Vendi ynë ka prodhuar shumë shkrimtarë të mirë dhe të suksesshëm dhe kjo traditë duhet të vazhdohet e të mbështetet fuqishëm ashtu që të jemi konkurrent me të tjerët dhe për t’u prezantuar sa më mirë edhe në Rajon si dhe në Evropë dhe Botë”.