Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mesazhin e urimit me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Poloni.
Përmes një postimi nëplatformën “X”, presidenti polak është shprehur për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe të turizmit mes Polonisë dhe Kosovës.
"Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj, kryeministër Albin Kurti. Edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin, për të afruar edhe më shumë Poloninë dhe Kosovën", ka deklaruar presidenti polak. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































