LAJMI I FUNDIT:

Na’Vi mposht ENCE në PGL Antwerp Major, një fitore larg për të fituar Majorin e dytë të CS:GO radhazi

Na’Vi mposht ENCE në PGL Antwerp Major, një fitore larg për të fituar Majorin e dytë të CS:GO radhazi

Po vazhdon forma e mirë e ekipit Na’Vi dhe tani janë një fitore larg për t’u bërë kampion të turneut Major të CS:GO, për herë të dytë, pasi mposhtën ENCE në gjysmëfinale të PGL Antwerp Major.

Na’Vi dhe lojtari më i mirë në botë s1mple, kanë arritur që ta mposhtin ekipin i cili ka befasuar me paraqitjet e tyre së fundmi ENCE.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’, përfundoj 2:0 në të mirë të ekipit Na’Vi, pas një super paraqitje nga lojtari më i mirë në botë, Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev, i cili e përfundoi ndeshjen me 58 eliminime dhe 31 herë i eliminuar, me vlerësimin nga HLTV 1.76.


(Foto: HLTV)

Mapi i parë ‘Nuke’ gjatë gjithë kohës ishte në dominim nga Na’Vi, ku në fund e përfunduan me rezultat 16:7.

Në mapin e dytë edhe pse pjesa e parë përfundoi në favor të ekipit ukrainas, ENCE filluan që të rikthehen, por pa sukses, në fund rezultati ishte 16:12, dhe ndeshja përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

FaZe është finalisti i parë i turneut më të madh PGL Antwerp Major CS:GO
Lexo po ashtu FaZe është finalisti i parë i turneut më të madh PGL Antwerp Major CS:GO

Na’Vi per momenti renditet në vendin e dytë të ranglistës botërore për CS:GO, dhe do të takohet me ekipin numër një për momentin në ranglistën botërore, FaZe, në finalen e madhe të PGL Antwerp Major CS:GO. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori