LAJMI I FUNDIT:

NATO uron Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me aleatin tonë

NATO uron Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me aleatin tonë

Aleanca veri-atlantike ka uruar Shqipërinë për Festën e Pavarësisë.

“Ripostoni për t’u bashkuar me ne për të festuar Aleatin tonë Shqipëri në Ditën e Pavarësisë së tyre”, thuhet në postimin e NATO-s në platformën X,  që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar.

Ndryshe, sot Shqipëria shënon 111 vitet e pavarësisë.


Kjo ditë na rikujton shpalljen e Pavarësisë nga përfaqësuesit e vilajeteve shqiptare në Vlorë 111 vite më parë, një moment kyç në formimin e shtetit shqiptar.

Aderimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill të vitit 2009, përfaqëson një tjetër kapitull të dëshmuar në historinë tonë kombëtare, duke u shënuar si një prej arritjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme për gjithë shqiptarët.

Anëtarësimi në Aleancën veri-atlantike ka bërë që Shqipëria të konsiderojë sigurinë e saj si pjesë të pandarë të sigurisë që Aleancës i takon sipas parimeve të Traktatit të NATO-s.

Duke qenë se NATO luan një rol qendror në garantimin e sigurisë kolektive të shteteve anëtare, Shqipëria vazhdon të përkrahë fortë unitetin brenda Aleancës dhe rëndësinë vendimtare të marrëdhënies ndërmjet vendeve të gjirin Transatlantik.

Qëllimi mbetet që NATO të vazhdojë të jetë një shtyllë e qëndrueshme e stabilitetit për të ardhmen e popujve./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori