NATO e vringëllin shpatën, por lehtë. Sepse po të mendosh në parametra ushtarakë, katër batalione në kufirin lindor, si u vendos në samit, nuk janë ndonjë kërcënim kushedi sa i madh për trupat e fuqishme ruse. Moska nuk impresionohet nga kjo. Edhe NATO e di këtë: Qëllimi është të tregohet vendosmëri, dhe t’u jepet sinjali shteteve balltike, dikur satelitë të Bashkimit Sovjetik e Paktit të Varshavës, se NATO i kupton shqetësimet e tyre.
Në NATO nuk beson kush seriozisht, se Rusia do të sulmojë shtetet e anëtare të saj, apo të dërgojë “ushtarët e gjelbër“ si një sulmet hibride në Ukrainë. Putini ka diçka tjetër në mendje. Ai do të sigurojë influencën ruse në Ukrainë, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi e Azerbajxhan e Armeni. Kësaj ai i ka arritur. Bjellorusia është aleate. Shtetet e tjera janë të përfshira në konflikte që nxiten nga Rusia. Me këto konflikte „të ngrira“ asnjë nga këto shtete nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s. Territori është siguruar kështu për vite e dhjetëvjeçarë. Në këtë kontekst mund të kuptohet edhe vizita e fundit e Putinit në Finlandë. Finlandezëve që e shohin me dëshirë afrimin me NATO-n, Moska ua ka bërë të qartë, se Finlanda prej një kohë shumë të gjatë ka një kufi të „lëndueshëm“ me Rusinë.
NATO nga ana e saj i bën të qartë Rusisë me samitin e Varshavës, se deri ku mund të shkojë Putini e jo më larg. Politika e saj mbështetet edhe nga vendet perëndimore, që nuk janë të prekura drejtpërdrejt. Putini nuk ia ka dalë deri më tani të përçajë NATO-n. Edhe sistemi antiraketor që u vu pjesërisht në funksionim në Varshavë, nuk është ndonjë vringëllim kërcënues i shpatës. Teknikisht ky sistem nuk mund të ndalë raketat ndërkontinentale ruse, më së shumti ato drejtohen kundër Koresë së Veriut apo Iranit, e këtë e di edhe udhëheqja në Moskë, megjithëse publikisht pohohet diçka tjetër.
Meqënëse tani frontet janë qartësuar, në të vërtetë nuk ka ndonjë pengesë për dialogun NATO-Rusi. Këshilli NATO-Rusi duhet riaktivizuar. Presidenti Putin telefonon si me presidentin Obama, ashtu edhe me presidentin francez Hollande e kancelaren Merkel. Dialogu në nivelet më të larta po zhvillohet. Ky dialog duhet të ekzistojë, sepse si NATO ashtu edhe Rusia kanë, megjithë diferencat, edhe interesa të përbashkëta politike: Konflikti në Siri, mbrojtja ndaj terrorit islamist, zhvillimet në Afganistan apo Iran. Pa harruar këtu edhe interesat ekonomike.
Pas samitit të Varshavës palët do të ndeshen me realitetin e politikës. Nga kjo strategji e dyfishtë e NATO-s, – vringëllim shpate dhe dialog – vuan vetëm Ukraina dhe Gjeorgjia. Ato duhet të përgatiten që Rusia do të jetë për një kohë të gjatë një gjemb në trupin e tyre, dhe se NATO nuk mund ose nuk do të merret ushtarakisht me këtë temë.
Putini me sa duket duhet të kufizohet vetëm aty ku ndodhet. Rikthimi i Krimesë, një kthim i territoreve të Abkazisë apo Transnistrisë mbeten iluzione. Kjo nuk ka të bëjë aspak me Luftën e Ftohtë. Asokohe qëndronin përballë dy ideologji armiqësore ndaj njëra-tjetrës, të armatosura deri në dhëmbë, me qindra mijëra ushtarë. Sot numri i trupave ushtarake është i vogël. Demokracitë qëndrojnë tani përballë një regjimi Putin, që nuk ndjek ndonjë ideologji, e shpesh është më i paparashikueshëm se udhëheqja sovjetike, por vetëm synon ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve. NATO i jep përgjigjen e duhur takticienit të ftohtë të Kremlinit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit