Revista prestigjioze National Geographic ia kushton edicionin e muajit prill racës dhe ndarjeve në raca që sipas hulumtimeve të saj rezultojnë të jenë kategori të krijuara por jo natyrale.
Tematika hapet me një editorial të kryeredaktores Susan Golberg, përcjell Telegrafi, ku prezanton veten si hebreje, pjesë e një komuniteti që është persekutuar dikur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Goldberg raporton mbi një lajm të vjetër të revistës në vitin 1930, kur mbulohej martesa e perandorit të Etiopisë, Hajle Selasje si shembull i dallimit mes kurorëzimit të një afrikani në Afrikë dhe margjinalizimit deri në mohim të një afro-amerikani në SHBA. Shembulli është domethënës – kurorëzimi i Selasje shkonte në 14 mijë fjalë ilustruar me 83 fotografi.
Rasti në fjalë është një kërkesë ndjese apo një njohje e faktit se për dekada të tëra raportimi i revistës ka qenë racist. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, meqenëse tema e prillit është raca, revista ka ngarkuar një historian të hulumtojë për mënyrën sesi është prekur çështja e racave gjatë dekadave punë gazetareske.
Detyra hulumtuese iu ngarkua John Edwin Mason, profesor në universitetin e Virginas, i specializuar për historinë e fotografisë dhe të Afrikës. Sipas gjetjeve të bëra nga hulumtimi i arkivit, rezulton se deri në vitet e 1970-ta, National Geographic i ka injoruar njerëzit me ngjyrë që jetonin në SHBA, duke i sjellë ata në vëmendje kryesisht si punëtorë. Po kështu revista i portretizonte indianët e Amerikës si individë ekzotikë, gjuetarë të lumtur, egërsira fisnike.
“Në ndryshim nga revista Life, National Geographic bëri pak për të nxitur lexuesit përtej stereotipeve të mishëruar në kulturën e bardhë amerikane”, shkruan historian në fjalë.
Një kopertinën e vitit 1916 që prek temën e Australisë, paraqet dy aborigjenë që quhen egërsira.
Problemet me këtë kurs editorial kanë vijuar edhe shumë më vonë, si për shembull me mbulimin e përciptë të ngjarjeve të rënda në Afrikën e Jugut.
Mbi këtë panoramë shumë problematike të një prej medieve më të njohura në botë, Goldberg njeh zyrtarisht një traditë raportimi paragjykuese dhe raciste e cila synohet të korrigjohet e që hedh dritë mbi anën e errët të National Geographic. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame