Pas një kohe të gjatë, Nate Diaz po rikthehet në UFC. Favoriti i Stockton kishte qenë jashtë kompeticionit më luftarak në botë, por që tani është i gatshëm.

Ndeshja e tij e fundit ishte me Conor McGregor në UFC 202, kur ishin përballur për një rimeç.


Por, Diaz do të rikthehet tani në karrierën e tij në MMA, pasi që ka rëndë dakord që të përballet me kundërshtarin e tij të radhës, Anthony Pettis, në kuadër të UFC 241 më 17 gusht.

Sipas ESPN, UFC është duke i përfunduar edhe meçet e tjera, gjersa është duke i dhënë rëndësi më të madhe meçit në mes të Diaz dhe Pettis.

Pettis bëri një debutim sensacional në muajin mars. Pasi bëri kampanjën në peshat e mesme, ai ka kaluar në kategorinë super të mesme, për t'u përballur me Stephen Thompson. /Telegrafi/

telegrafi sport app