Nasri u pa mbipeshë, deklarata e Lorik Canës për francezin bëhet virale

Samir Nasri disa muaj më parë ka njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv.
Megjithatë ish-futbollisti francez është parë në fushë në një ndeshje bamirësie me legjendat e Olympique Marseille.
Fiziku i 34-vjeçarit ishte shqetësues, pasi ai u pa mbipeshë dhe gjithë adhuruesit e futbollit u befasuan me kilogramët e tepërt të tij.
Në këtë ndeshje bamirësie të organizuar nga Didier Drogba ishte i pranishëm edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.
Legjenda shqiptare bëri një deklaratë ku u bë pastaj virale në rrjetet sociale.
Gjakovari deklaroi me shaka se në trupin e francezit janë dy persona, Samiri dhe Nasri.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































