Nasri po kthehet ai i vjetri, fantastik kundër Dinamo Zagrebit (Foto/Video)

Samir Nasri ka kaluar nga Manchester City te Sevilla për tu kthyer në formën e tij.
Ai në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit ishte lojtari i ndeshjes.
Përveç që shënoi gol, ai ishte edhe lojtari që kompletoi më së shumti pasime në mbrëmjen e së martës, gjithsej 142.

Vetëm Motta i PSG-së e ka shifrën e njëjtë, transmeton Telegrafi.
Vetëm Xavi ka bërë më shumë se ai pasime në një ndeshje të ‘Championsit’, 158.
Ai ka pasur pasime të sakta sa e gjithë skuadra e Dinamos së bashku.

Nasri ka filluar rilindjen në Spanjë, për tu kthyer ai që ishte në të kaluarën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































