LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj flet për Rrustem Berishën: Katër herë kam shtyrë urdhrin për shkarkimin e tij në Koshare (Video)

Nasim Haradinaj flet për Rrustem Berishën: Katër herë kam shtyrë urdhrin për shkarkimin e tij në Koshare (Video)

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, ish-komandant në Betejën e Koshares, ka thënë se Ministri i tanishëm i FSK-së i ka shkelur atij marrëveshjen.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë marrë vesh që për Kosharen të flasin vetëm Nasim Haradinaj, Rrustem Berisha dhe Xhafer Gashi.

“Rrustem Berisha nuk e ka realizuar kurrë atë marrëveshje, madje e ka thyer atë marrëveshje…Edhe sot i them, të mos vonohet Rrustem Berisha të ulet me mua, pavarësisht nëse është apo jo ministër”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nasim Haradinaj ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka qenë i kënaqur me ritmin e luftës në Koshare edhe me të personalisht.

“E dinë ai mirë se katër herë e kam shtyrë mbrapa urdhrin për ta shkarkuar nga detyra e komandantit dhe për ta zëvendësuar. Arsyeja ka qenë të shkarkohet dhe të ec lufta më shpejt. Shtabi i Përgjithshëm dhe Zona e Dukagjinit nuk kanë qenë të kënaqur me ritmin tonë të luftës”.

Zyrtari nga OVL UÇK ka thënë se për Kosharen po folën “broçkulla dhe përralla të cilat po i thurin si po kanë qejf”

Ai thotë se po glorifikohet Beteja e Koshares edhe nga ushtarët e jo vetëm nga komandantët.

“Kjo brigadë ka qenë nën urdhrat e Ramushit. Janë rreshtuar para Azem Sylës, Jakup Krasniqit dhe “Plakut” dhe meje. Edhe Anton Quni edhe Hisen Berisha..”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori