Bollëku i informacioneve që vijnë nga një takim i afërt i sondës së NASA-s me Diellin, u jep shkencëtarëve një pasqyrë unike mbi erën diellore dhe përgjithësisht kohën në hapësirë, pasi avionët kalojnë nëpër pjesët më të largëta të atmosferës së yllit tonë.
Shkencëtarët kanë përshkruar zbulimet e para të publikuara të sondës diellore “Parker”, një anije kozmike e nisur në vitin 2018 më afër Diellit se çdo objekt tjetër i krijuar nga njeriu.
Zbulimet që ofrojnë detaje të reja rreth asaj se si Dielli ndikon në kohë dhe në hapësirë, po ndryshojnë njohuritë e astronomëve për erën diellore shkatërruese që mund të ndërhyjë në satelitët dhe elektronikën në Tokë.
“Ne sigurisht shpresuam që ndërsa i afrohemi Diellit, do të shohim fenomene dhe procese të reja. Informacioni i ri që morëm kryesisht konfirmoi ato që prisnim, por disa ishin plotësisht të papritura”, thotë Nicola Fox nga Divizioni i Heliofizikës së Agjencisë Hapësinore të SHBA.
Toka është rreth 149.6 milionë kilometra larg Diellit. Sonda iu afrua Diellit rreth 24 milionë kilometra për të mbledhur të dhëna të përdorura në studimet e botuara në revistën ‘Nature’.
“Edhe me të dhënat fillestare, ne ishim të tronditur se sa e ndryshme ishte korona nga afër”, thotë Justin Kasper, një studiues në Universitetin e Miçiganit.
Sonda duhet t’i afrohet Diellit në rreth gjashtë milionë kilometra larg sipërfaqes së yllit, shtatë herë më afër se çdo anije tjetër.
Ajo mbijetoi nga nxehtësia ekstreme, ndërsa fluturoi nëpër pjesën më të largët të atmosferës diellore, koronën, e cila prodhon erëra diellore, të cilat janë grimca të nxehta, të ngarkuara me energji të plotë që rrjedhin nga Dielli dhe mbushin Sistemin diellor.
Luhatjet në shpejtësinë e këtyre grimcave të ngarkuara që dalin nga korona e Diellit, sipas supozimeve të mëparshme, ngjasuan me një shpërndarje sikurse sjellja e një teli në një kitarë të tërhequr në mes.
Një nga surprizat e mëdha nga sonda, sipas njërit nga shkencëtarëve, është zbulimi i kërcimeve të papritura në shpejtësinë e erës diellore që ishin aq shkatërruese sa që fushat magnetike u kthyen mbrapa.
“Ne zbuluam këto valë diskrete të fuqishme që përshkuan një aeroplan si valët e egra të oqeanit”, thotë Justin Kasper, një studiues kryesor, ekipi i të cilit në Universitetin e Miçiganit projektoi një instrument në sondën ‘Parker’ për të matur erërat diellore.
“Ato transmetojnë sasi të mëdha të energjisë. Kjo do të ndryshojë në mënyrë dramatike teoritë tona se si korona dhe era diellore ngrohen”, pohon Kasper. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skenë “horrori”, rrufeja godet pak metra larg burrit që gjendej në veturë në Atlanta – publikohen pamjet rrëqethëse

Preku shtëpinë e kafshës, oktapodi i hakmerret zhytësit në Rusi – e shtrëngon me tenktakula në fyt nga të cilat mezi çlirohet

Amerikanja fiton çmimin e lotarisë prej 1 milion dollarësh falë mungesës së biletave në dyqan

Macja kthehet në shtëpi pas shtatë viteve nga 'ikja' nga shtëpia

Amerikanja fiton çmimin e lotarisë prej 1 milion dollarësh falë mungesës së biletave në dyqan

Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Ia dha paratë motrës për të blerë tiketën e lotarisë në Kaliforni, pasi fitoi një milion dollarë dëshiron ta qerasë vëllain – t’i blejë një veturë të re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn