LAJMI I FUNDIT:

NASA do të nisë së shpejti një teleskop të ri hapësinor SPHEREx

NASA do të nisë së shpejti një teleskop të ri hapësinor SPHEREx

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, po përgatitet për lëshimin e mrekullisë së saj të re astronomike, teleskopit hapësinor SPHEREx.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, sateliti do të lëshohet më 27 shkurt. Bëhet fjalë për një instrument premtues, i cili ka për qëllim të riformësojë eksplorimin njerëzor të hapësirës gjatë misionit dyvjeçar.

Ndryshe nga paraardhësi, teleskopi hapësinor James Webb (JWST), i cili fokusohet në vëzhgime të detajuara të objekteve specifike qiellore, SPHEREx (Spectro-Photometer for the History of the Universe, Epoch of Reionization and Ices Explorer) do të krijojë harta të gjithë qiellit.


SPHEREx pritet të lëshohet me raketën Falcon 9 të kompanisë SpaceX dhe, kur të jetë operativ, do të realizojë fotografi duke përdorur më shumë se 100 ngjyra të ndryshme.

Kjo do të rezultojë në hartën më të gjallë kozmike deri më tani dhe do të ofrojë njohuri të pashembullta gjatë kryerjes së misionit të tij. Ai do të bëhet anija e parë hapësinore që do të analizojë paleta kaq të gjera kozmike.

“Ne jemi misioni i parë që do të vëzhgojë të gjithë qiellin në kaq shumë ngjyra. Sa herë që astronomët shikojnë qiellin në një mënyrë të re, mund të presim zbulime”, tha Jamie Bock, hetuesi kryesor i SPHEREx në Laboratorin e Shtytjes me Reaktiv të NASA-s dhe Caltech.

Ky teleskop premton se do të përmirësojë teoritë ekzistuese mbi formimin e galaksive, materien e errët dhe kushtet që kanë ekzistuar gjatë hapësirës së hershme.

Misioni do të bashkëpunojë me një tjetër projekt inovativ të NASA-s, PUNCH (Polarimeter to Unify the Corona and Heliosphere). PUNCH ka për qëllim të studiojë Diellin, dhe kjo bashkëpunim do të sjellë zbulime edhe më të rëndësishme.

SPHEREx do të mbledhë sasi të mëdha të dhënash, dhe shkencëtarët presin që të ofrojë njohuri që më parë ishin konsideruar të paarritshme. Mund të ndodhin zbulime të trupave të rinj qiellorë, dhe njohuritë tona për universin do të zgjerohet në mënyrë të ndjeshme.

Historikisht, vëzhgimet astronomike kanë qenë të fokusuara në fenomene të caktuara qiellore. Qëllimi ambicioz i SPHEREx është të hartojë të gjithë qiellin, duke e çuar komunitetin astronomik në një revolucion të mundshëm. Teleskopi do të fuqizojë kërkimin e njerëzimit për njohuri mbi hapësirën, por gjithashtu mund të sjellë të dhëna të rëndësishme për studimin e Tokës.

SPHEREx do të niset së shpejti në një mision revolucionar dhe për të zbuluar misteret e universit tonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori