Emetimet e CO2 po ngrohin planetin dhe po shkaktojnë ndryshime klimatike. Bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë të dielën, më 21 korrik, sipas të dhënave paraprake nga Copernicus, programi i vëzhgimit të Tokës të Bashkimit Evropian.
Temperatura mesatare e sipërfaqes atë ditë ishte 17.09 gradë, që është pak më e lartë se rekordi i mëparshëm, i regjistruar në korrik të vitit të kaluar – 17.08 gradë.
NASA harton emetimet e lartpërmendura dhe së fundmi publikoi një vizualizim që tregon se si rrymat e erës dhe ajrit bartnin emetimet e CO2 në atmosferën e Tokës nga janari deri në mars të vitit 2020.
“Ne po përpiqemi të shpjegojmë se nga vjen karboni dhe si ndikon ai në planet. Këtu mund të shihni se si lidhen të gjitha modelet e ndryshme të motit”, tha shkencëtari klimatik, Lesley Ott i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore të NASA-s, Goddard.
This global map visualization shows concentrations of carbon dioxide (CO2) as it moved through Earth’s atmosphere from January through March of 2020, driven by wind patterns and atmospheric circulation. https://t.co/n1IOuI0oYx pic.twitter.com/tjR3sthIC2
— NASA (@NASA) July 30, 2024
Videoja tregon qartë se nuk ka shumë rëndësi se nga vijnë saktësisht emetimet më të mëdha, të gjithë duhet të përballemi me pasojat në fund. Megjithatë, ka disa dallime interesante globale, shkruan universetoday.
Mbi SHBA, Azinë Jugore dhe Kinën, pjesa më e madhe e karbonit vjen nga industria, termocentralet dhe transporti. Por, mbi Afrikën dhe Amerikën e Jugut, shumica e CO2 vjen nga djegia (përfshirë zjarret në pyje), djegia e produkteve bujqësore dhe pastrimi i tokës. Emetimet vijnë edhe nga lëndët djegëse fosile si nafta dhe qymyri.
Emetimet pulsuese tregojnë zjarre që zakonisht digjen gjatë ditës dhe më pas ulen gjatë natës. Përveç kësaj, pemët dhe bimët kryejnë fotosintezën gjatë ditës, duke çliruar oksigjen dhe thithur CO2. Ka më shumë pulsime në Amerikën e Jugut dhe tropikët, sepse të dhënat u mblodhën gjatë sezonit të rritjes.
Ky vizualizim bazohet në GEOS, një sistem i integruar për modelimin e sistemeve të çiftuara të atmosferës, oqeanit dhe tokës. Në këtë mënyrë, NASA përdor superkompjuterët për të treguar se çfarë po ndodh në atmosferë.
GEOS bazohet në një grup të madh të dhënash; duke përfshirë të dhënat nga satelitët Terra dhe Suomi-NPP. Rezolucioni i GEOS është më shumë se 100 herë më i lartë se modelet tipike të motit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuNga Rubrika
Cili do të jetë ndikimi i Trumpit në ekonominë dhe politikën e Evropës
Lufta në Kursk të Rusisë – forcat e Ukrainës tregojnë “pamje të papërpunuara” të eliminimit të trupave ruse dhe koreano-veriore
Një burrë i armatosur me thikë tentoi të hyjë në zyrat e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia
Lufta në Kursk të Rusisë – forcat e Ukrainës tregojnë "pamje të papërpunuara" të eliminimit të trupave ruse dhe koreano-veriore
Shkencëtarët paralajmërojnë për Sindromën Kessler - çfarë është ajo dhe si po e rrezikon planetin tonë?
Rusia ‘po merr atë që meriton’, thotë Ukraina - pas nisjes së kundërsulmit në rajonin kufitar Kursk
U deportua nga Rumania se spiunonte për Moskën, vritet mercenari serb që luftonte për rusët në rajonin e Kurskut
Rritje dramatike e rasteve me grip në Evropë, shënohen viktimat e para
Një burrë i armatosur me thikë tentoi të hyjë në zyrat e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia
Më të lexuarat
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Ish-banori i Big Brother, Edon Shileku braktisë Kosovën
New Glenn, raketa e Blue Origin që po sfidon dominimin e SpaceX është gati të lansohet
Real Madridi e ka të gatshëm trajnerin i cili do ta zëvendësojë Ancelottin
“Nuk jam marrë me burra të martuar”, Santiana Maloku gati ta lë studion për shkak të Edona James
Amorim zbulon arsyen pse është shumë i zemëruar me lojtarët pas ndeshjes me Liverpoolin