LAJMI I FUNDIT:

NASA po kërkon vullnetarë për të simuluar jetën në Mars, do të zgjasë një vit

NASA po kërkon vullnetarë për të simuluar jetën në Mars, do të zgjasë një vit

Agjencia amerikane e hapësirës NASA po kërkon katër kandidatë të motivuar për një simulim një vjeçar të jetës në planetin e kuq.

Duke filluar nga pranvera e vitit 2025, katër vullnetarë do të kalojnë 12 muaj në “Mars Dune Alpha” në Houston, një vend simulimi rreth 160 metra katrorë në madhësi, i modeluar sipas një stacioni të imagjinuar të eksplorimit të Marsit, njoftoi NASA të premten, transmeton Telegrafi.

Stacioni i kërkimit është një strukturë modulare e printuar 3D në Qendrën Hapësinore Johnson në Houston.


Programi do të simulojë sfidat e një misioni në Mars, duke përfshirë kufizimet e burimeve, dështimet e pajisjeve, vonesat e komunikimit dhe faktorët stresues mjedisorë. Detyrat e ekuipazhit përfshijnë shëtitje të simuluara në hapësirë, operacione robotike, mirëmbajtjen e habitatit, stërvitjen dhe kultivimin e të korrave.

Ky është simulimi i dytë i tillë që është pjesë e programit “CHAPEA” (Crew Health And Performance Exploration Analog) të NASA-s, i cili synon të përgatitet për misionet në Mars.

Aplikimet janë të hapura deri më 2 prill dhe aplikantët duhet të kenë një diplomë bachelor në shkencat e natyrës, të jenë nga mosha 30 deri në 55 vjeç, “të shëndetshëm, të motivuar”, jo duhanpirës dhe të jenë shtetas amerikanë ose banorë të përhershëm. Ata gjithashtu duhet të jenë të rrjedhshëm në gjuhën angleze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori