Elseid Hysaj pritet të jetë edhe për shumë vite të tjera pjesë e skuadrës së Napolit.

Mbrojtësi shqiptar raportohet se do të vazhdojë kontratën me napolitanët edhe dy vite më shumë.


Futbollisti ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2021 ndërsa klauzola e largimit kap shifrat prej 50 milionë eurosh, i cili vlen për klubet jashtë Serie A.

hysa 1

Napoli ka menduar që të blindojnë futbollistin e krahut të djathtë, ku kontrata e re pritet të zgjatët deri në vitin 2023.

Ai pritet të paguhet mbi 1,2 milion euro në sezon që nga edicioni i ardhshëm i ligës elitare italiane.

Edhe klauzola e largimit pritet të pësojë ndryshim, pasi shifrat e lartcekura është lehtësisht e përballueshme për gjigantët evropianë.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka luajtur 97 ndeshje për Napolin, por nuk ka arritur të shënoj ndonjë gol. /Telegrafi/

telegrafi sport app