LAJMI I FUNDIT:

Napoli synon transferimin e kapitenit të Romës në janar

Napoli synon transferimin e kapitenit të Romës në janar

Burime të shumta në Itali pretendojnë se Napoli i ka vënë sytë kapitenit të Romës, Lorenzo Pellegrini, për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Napoli është i interesuar për nënshkrimin e Pellegrinit nga Roma në afatin kalimtar dimëror.

Disa burime, duke përfshirë Gazzetta dello Sport, Repubblica dhe Sky Sport Italia, pohojnë se italiani është një nga objektivat e Contes pasi trajneri synon të forcojë mesfushën e Napolit muajin e ardhshëm.


Pellegrini e ka nisur tmerrshëm sezonin në kryeqytet. Ai jo vetëm që është akuzuar padrejtësisht nga disa tifozë se ka kontribuar në shkarkimin e Daniele De Rossit, por ai gjithashtu ka humbur vendin e tij të titullarit nën Claudio Ranierin.

28-vjeçari ka një gol dhe dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 168 minuta futboll nën drejtimin e Ranierit, duke i kaluar tre nga katër ndeshjet e fundit në Serie A në stol.

Kontrata e tij në Olimpico skadon në qershor 2026, por Napoli sheh një mundësi për ta sjellë mesfushorin italian te “Diego Maradona” në afatin kalimtar të janarit.

‘Partenopei’ janë gjithashtu të interesuar për kapitenin e Juventusit, Danilo, por mbetet për t’u parë nëse bardhezinjtë do ta lejojnë brazilianin t’i bashkohet një rivali të drejtpërdrejtë në gjysmë të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori