Pas barazimit 2-2 nga ndeshja e parë, Napoli dhe Paris Saint Germain do të bëjnë maksimumin për një fitore këtë herë.

Është vështirë të thuhet se njëra apo tjetra skuadër është favorite, por një gjë është e sigurt, në fushë do të shikojmë një lojë të bukur.


Në këtë ndeshje Edinson Cavani do të kthehet në San Paolo, kurse Gianluigi Buffon në Itali, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Lorenzo Insigne (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Napoli (4-4-2): Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian; Insigne, Mertens.

PSG (3-4-3): Buffon; Marquinhos, T. Silva, Kehrer; Meunier, Verratti, Rabiot, Di Maria; Mbappè, Cavani, Neymar.

Në Grupin C prinë Liverpooli me gjashtë pikë, kurse Napoli ka pesë, një më shumë se PSG.

Në vendin e fundit është Crvena Zvezda me një pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app